22:35 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Bardhi ia “nxinë” Barcelonës, i thotë rekordit “Harro.com” (Video)

Barcelona ka pësuar humbjen e parë këtë sezon në La Liga duke u mposhtur nga Levante me rezultat 5-4.

Levante nisi shumë mirë ndeshjen me dy gola të sulmuesit Emanuel Boateng në minutat 9-të dhe 30-të.

Barca ngushtoi epërsinë me golin e Philippe Coutinhos në minutën e 38-të.

Enis Bardhi u paraqit në skenë me një supergol në minutën e 46-të.

Levante nuk u ndal me aq duke shënuar edhe dy gola tjerë. Boateng kompletoi hetrikun në minutën e 49-të dhe në minutën e 56-të Bardhi shënoi golin e dytë personal dhe të pestin për skuadrën.


Coutinho shënoi edhe dy gola tjerë për Barcën duke e rihapur sfidën edhe një herë.


Në minutën e 71-të Suarez shënoi nga penalltia për rezultatin 5-4.

Barcelona është e para në renditje me 90 pikë duke e regjistruar humbjen e parë këtë sezon. /IndeksOnline/