12:52 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Barnes në mes dy zjarresh “Djalin e kam tifoz të Cityt, por nëse i shënoj gol, Klopp më merr në Liverpool”

Sulmuesi i Burnleyt, Ashley Barnes është në mes dy zjarresh. Djali i tij 7 vjeçar është tifoz i Manchester Cityt dhe i ka kërkuar babait të mos i shënoj gol në ndeshjen që zhvillohet sot nga ora 15:05.

“Ndoshta kam më tepër shokë nga Liverpooli por djali im 7 vjeçar është tifoz i madh i Manchester Cityt. Ai nuk është i lumtur dhe më ka thënë: Hajde bab, seriozisht e ke [që do ti shënosh gol]? Por unë i thash, më vjen keq biri im unë duhet ta kryej punën time” deklaroi Barnes.

Megjithatë sulmuesi i Burnleyt ka bërë shaka duke thënë se trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp i ka shkruar mesazh ku e njofton Barnesn që nëse shënon do të transferohet në Anfield.

“Unë i kam pasur disa mesazhe dje nga tifozët e Liverpoolit duke bërë shaka, por gjithçka është në rregull. Madje edhe Klopp më ka shkruar duke thënë se mund të më transferojë për edicionin e ardhshëm, kështu që unë mund të lëviz”, deklaroi Barnes. /Indeksonline/