13:19 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Barrikada edhe në Cërrkolez të Istogut, kundër ardhjes së Vuçiqit

Sot pothuajse të gjitha rrugët alternative që të dërgojnë për në fshatin Banjë të Skenderajit u bllokuan nga protestues të shumtë nga Drenica të cilët ia arritën qëllimit të ia pamundësojnë Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq vizitën e paraparë në këtë fshat.

Përveç fshatit Runik të Skenderajit që kishte barrikadë, një gjë të tillë  protestuesit e bën edhe në fshatin Cërrkolez të Komunës së Istogut.

Indeksonline mëson se Vuçiq pritej t’a shfrytëzonte këtë rrugë alternative për të kaluar në Banjë të Skenderajit.

Ndërkohë, Presidenti serb më tutje ka mbajtur fjalimin në sheshin “Car Llazar” në Veri të vendit ku iu ka drejtuar qytetarëve.

Ndryshe, Vuçiq  duke iu referuar orarit të agjendës tani në çdo kohë pritet që të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje./Indeksonline/.

Më poshtë foto: