23:27 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Barzagli: Edhe vitin tjetër jemi këtu

Mbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzagli ka folur pas triumfit të radhës në Serie A.

Ai ka thënë se Napoli e meritoi të jetë kampion pasi luftuan deri në fund por ky titull për ta është i jashtëzakonshëm.

“Ne hyjmë në librat e historisë dhe ishte një vit i jashtëzakonshëm”, tha Barzagli për Mediaset Premium.

“Nuk ishte e lehtë, por ne bëmë një punë të shkëlqyer dhe tani do të festojmë së bashku me tifozët tanë. Scudetto më i fundit gjithmonë ndihet si më i miri, por shtatë në një rresht me të vërtetë është historike”.

“Napoli ka një sezon shumë të mirë dhe ndoshta të dy skuadrat kemi merituar të fitojmë, por së bashku kemi bërë Serie A përsëri interesante për ata jashtë vendit. Ndoshta ndryshimi ishte se ne ishim më të qëndrueshëm”

“Vitin tjetër, mendoj se do të jem këtu duke u ndeshur”, përfundoi italiani. /IndeksOnline/