08:57 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ylli i Juventusit pëson lëndim, mungon kundër Sassuolos

Mbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzagli ka pësuar një lëndim në këmbë dhe do të mungojë në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Sassuolos.

Ndeshja zhvillohet të dielën me fillim nga ora, 15:00 në kuadër të javës së katërt në Serie A.

37-vjeçari u largua dje nga seanca stërvitore pas një lëndimi në muskulin e këmbës së djathtë, transmeton IndeksOnline.

Stafi mjekësor i Juventusit e konfirmoi lajmin, që nënkupton se mbrojtësi do të mungojë këtë fundjavë.

Gjithashtu, Barzagli është në dyshim oër ndeshjen e javës së ardhshme në Champions league ndaj Valencias./IndeksOnline/

Image result for barzagli