15:17 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Basha nis përgatitjet për protestën

Pas një jave pritet të mbahet protesta e paralajmëruar nga Partia Demokratike dhe opozita por ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha, ka mbledhur në selinë e PD, krerët e degëve në Tiranë.

Ky takim vjen lidhur me përgatitjet për protestën e 26 majit, e parashikuar të mbahet para Kryeministrisë.

Paralajmërimi për protestën u dha këtë të premte nga kreu i opozitës Lulzim Basha.

Ai tha se nëpërmjet kësaj proteste do të kërkohet largimi i Edi Ramës dhe i qeverisë së lidhur me krimin dhe drogën.