16:38 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Bashkatdhetarët nga Zvicra nuk do të karantinohen, Zemaj: Kosova është më e bukur me ta

Bashkatdhetarët nga Zvicra që vijnë në Kosovë, tashmë nuk do t’i nënshtrohen karantinës, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj e ka quajtur këtë lajm të mirë.

Ai tha se Kosova është më e bukur me bashkatdhetarët, prandaj është me dyer të hapura 12 muaj të vitit, shkruan Indeksonline.

Vendimi për moskarantinim erdhi pas vlerësimit që është bërë nga Zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër, me arsyetimin se Kosova prej më shumë se dy javësh ka numër të ulët infeksionesh, nën 60 në 100 mijë banorë, ndërsa ditëve të fundit, ka rënë në 52.