Bashkë të gjithë në Vjenë, edhe Teuta Rugova me grupin
Një grup deputetësh kosovarë kanë arritur në Vjenë të Austrisë për të lobuar në heqjen e vizave për Kosovën. Bashkë me grupin është edhe deputetja e LDK-së, Teuta Rugova.
Vajza e ish presidentit Rugova ka vendosur të udhëtoi, pavarësisht se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka bojkotuar këtë lobim të nisur nga kryeparlamentari.
Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk i bashkohen turit lobues të Veselit, sepse konsiderojnë se liberalizimi i vizave nuk sigurohet përmes veprimeve të tilla./Indeksonline/