Haradinaj i disponuar shëtitet nëpër sallë të Kuvendit, ndalet te deputetja Rugova
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë seancës së sotme plenare është parë të jetë në disponim të mirë.
Derisa deputetët po shprehnin shqetësimet e tyre në foltore, ai shfrytëzoi rastin të bashkëbisedoj me deputetët, raporton Indeksonline.
Për një moment, Haradinaj i afrohet deputetes së LDK-së, Teuta Rugova.
Dyshja shihen duke buzëqeshur, kurse pak para se të largohej, ajo e Haradinaj shtrëngojnë duart. /Indeksonline/