11:30 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Bashkëjetonte me të miturën, arrestohet egjiptiani

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Ahmet Korenica” në Gjakovë, i cili po bashkëjetonte me një të mitur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali, pasi që i njëjti bashkëjetonte me të miturën viktimën femër K/Egjiptiane. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar te familjarët e saj”, thuhet në raportin policor. /Indeksonline/