21:23 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019

Bashkëpunëtori i Clinton-it: Ky ishte një nga udhëtimet më të mira që kam pasur ndonjëherë

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton arriti dje në Prishtinë, ku edhe u prit nga ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe zv/kryeministri, Behgjet Pacolli.

Gjatë ditës së djeshme Clinton realizoi disa takime, derisa sot mbajti edhe fjalim në qendër të Prishtinës.

E padyshim nuk mungoi edhe vizita e tij tek sheshi ‘Bill Clinton’. Bashkë me të në këtë udhëtim ishte dhe sekretari i tij, Angel Urena.

Urena ka publikuar një fotografi të realizuar të Clinton-it pranë shtatores së tij në Prishtinë.

Përpos kësaj, Urena është shprehur se ky është një ndër udhëtimet më të mira që ka realizuar me ish-Presidentin e Amerikës, Bill Clinton.

“Njerëzit e Kosovës janë një shembull se çfarë mund të arrihet nëse punojmë së bashku. Ky ka qenë një nga udhëtimet më të mira që kam pasur ndonjëherë me Presidentin”, ka shkruar ai./Indeksonline/