17:22 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Bashkëpunimi Tayna-Mozzik, Rinor Hykolli jep detaje të reja!

U përfol për një bashkëpunim në mes reperes Tayna dhe reperit Mozzik.

Teksa ky bashkëpunim pritet të ndodhë së shpejti, madje i kontaktuar nga Indeksonline, menagjeri i Taynas, Rinor Hykolli, ka konfirmuar se kënga pritet të lansohet në fillim të shkurtit.

“Xhirimet për videoklipin që do ta shoqëroj këngën pritet të fillojnë këto ditë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ai gjithashtu ka shtuar se kënga pritet të jetë një super hit, që do të pritet shumë mirë nga publiku.

Indeksonline gjithashtu merr vesh se Mozziku do të këndoj shqip në këtë këngë, pasi në projektet e tij të fundit jemi mësuar ta dëgjojmë edhe në gjuhën gjermane. /Indeksonline/