10:57 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Bashkëshorti rrezikon jetën për të qëndruar me gruan kineze, pasi asaj s’iu lejua që të largohej nga Kina

Një britanik që jeton në qendër të shpërthimit të virusit vdekjeprurës ‘Koronavirus’ po rrezikon jetën e tij për të qëndruar me gruan kineze pasi autoritetet nuk pranuan ta linin të fluturonte në shtëpi me të.

Britanikët do të evakuohen nga Wuhan të enjten dhe do të vendosen në një bazë ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar pasi numri i të vdekurve shkoi mbi 100 si pasojë e Koronavirus-it.

Benito Crolla, 38 vjeç dhe nëna e tij Joan 75 vjeç mund të ishin në fluturim, por ai thotë se ata nuk kanë zgjidhje tjetër, përpos të qëndrojnë bashkë me gruan Maddie Wu, 38 vjeç, pasi ajo u ndalua të linte vendin sepse është kineze me kombësi.

Ish-piloti u dashurua në gruan et ij pasi u takuan në një aplikacion për takime, kur ai udhëtoi për një pushim disa mujorësh, transmeton Indeksonline.

Ai thotë se do të frikësohej për sigurinë e  Maddie nëse ai do ta linte atë dhe pretendon se ajo është një figurë kryesore për kujdesin e Joan-s.

Si fillim ai mori një email ku thuhej se e gjithë familja do të transferoheshin, por ky entuziazëm ra kur një email i dytë erdhi të mërkurën ku thuhej se ishte e pamundur që të transferohej edhe gruaja et ij kineze./Indeksonline/