21:53 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Bashkëshortja e kryeministrit Haradinaj ka një ide të re për ndotjen e ajrit në Prishtinë

Anita Muçaj-Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me ndotjen e ajrit në Prishtinë.

Muçaj-Haradinaj ka një ide të re në lidhje me gjendjen alarmante të ndotjes së ajrit, transmeton Indeksonline.

Madje sipas saj përderisa Qeveria, institucionet, ministresh, shefat e komunave shkojnë me makina në punë ata kurë nuk do të marrin tundimin dhe të gjejnë zgjidhje për të ndihmuar në çështjet e një mjedisi më të pastër e që qytetarët do të paguajnë çmimin me eksperimente “emergjente”, për zgjidhjen e shumëkërkuar.

Ajo ndër të tjerash ka thënë se për çdo variant qytetarët po paguajnë.

Ky është postimi i plotë:

Une konsideroj qe perderisa qeveria, institucionet, ministresha, shefat e komunes shkojne me automjete ne pune ata kurre nuk kane me marr tundimin dhe me gjet zgjidhje per te ndihmuar ne ceshtjet e nje mjedisi me te paster e ne te njejten kohe ne qytetaret do te paguajm cmimin me eksperimente “emergjente” per te gjetur zgjidhjen e shumekerkuar! Pra me cdo variant qytetaret po paguajne! Idea ime eshte qe, si do te ishte sikur nje dite te vetme institucionalistat te privohen nga e drejta e levizjes se lire dhe ata te provojne kaosin, problemet e ecurise se punes rutinore dhe ndoshta kur vet ta vuajne edhe do te gjejne nje zgjidhje me shpejt!