13:29 / E Shtunë, 24 Gusht 2019

Bashkimi Evropian ka përgatitur një fond miliarda dollarësh për të financuar kompanitë Evropiane të teknologjisë

Zyrtarë të Bashkimit Evropian po përgatiten për të lançuar një fond i cili do të përdoret për të investuar në kompania teknologjike të cilat mund të konkurrojnë me gjigantët Amerikanë dhe ato Kinezë sipas Financial Times.

Raporti citon një dokument të brendshëm i cili flet për një Fond Evropian i cili do të investojë 100 miliardë euro në kompanitë Evropiane me potencial të lartë.

Ky është hapi më drastik që autoritetet Evropiane kanë ndërmarrë krahas inkurajimit të kompanive të kontinentit për të kapur konkurrentët Amerikanë dhe Kineze.

FT thotë se dokumenti përmendte kërcënimet Amerikane si Google, Apple, Facebook dhe Amazon dhe firmat Kineze si Baidu, Alibaba dhe Tencent.

“Evropa nuk ka kompani të tilla,” shkruhej të dokument. “Ky përbën kërcënim për rritjen ekonomike, numrit të vendeve të punës dhe influencës së Evropës në sektorë strategjikë.”

Nuk dihet nëse ky propozim do të marrë miratimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Edhe pse Evropa është pas SHBA dhe Kinës si shtëpi e kompanive teknologjike globale, rajoni ka ndërmarrë një rol udhëheqës në rregullimin e industrisë.

Analistët presin që Evropa të ruajë këtë qëndrim të ashpër ndaj gjigantëve të teknologjisë kur bëhet fjalë për probleme si privatësia e të dhënave, konkurrenca dhe taksimi.