17:41 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / Gj. Sh

Bashkimi shkëput kontratën me Ferguson, për arsye disiplinore

Terrance Ferguson nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit.

Klubi prizrenas ka njoftuar sot se ka shkëputur kontratën me amerikanin, i cili erdhi me shumë bujë për shkak të kaluarës së tij në NBA.

Sipas njoftimit të klubit, ndërprerja e bashkëpunimit me 25-vjeçarin është bërë për arsye disiplinore.

“Klubi ynë njofton se me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur kontraten me lojtarin Terrance Ferguson për arsye diciplinore!”, thuhet në njoftimin e klubit të Bashkimit.