75 Mall Live Search
09:05 / E Diele, 26 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Bashkimi – Trepça, derbi i javës në Superligën e basketbollit kosovar

Sot zhvillohet derbi i xhiros së 23-të në Price Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Në qytetin e Prizrenit, Bashkimi do të jetë nikoqire e Trepçës, shkruan IndeksOnline.

Prizrenasit kanë dhjetë fitore e 12 humbje, kurse mitrovicasit 13 fitore e nëntë humbje, duke e bërë këtë përballje shumë interesante.

Kjo është ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave për këtë edicion, apo fazës së fundit të garave të rregullta.

Në tre ndeshjet mes vete, Trepça ka fituar dy takime ndërsa Bashkimi ka një fitore.

Ndeshja zhvillohet në palestrën sportive ”Sezai Surroi” më fillim nga ora 19:00./IndeksOnline/