16:41 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / Gj. Sh

Basketbollistja e Kosovës zgjidhet kërcyesja më e mire Evropian për Shtete të Vogla

Basketbollistja e Kosovës Saranda Daci, ishte kërcyesja më e mire Kampionati Evropian për Shtete të Vogla, i cili u zhvillua në Qipro nga 28 qershori deri më 3 korrik.

‘’Saranda Daci ishte kërcyesja më e mirë në këtë garë me 9.8 kërcime për ndeshje, aq sa kishte edhe Claudia Guri e Andorrës. Daci kishte 39 kërcime në katër ndeshje, gjashtë në mbrojtje dhe 33 sulm. Në vendin e katërt ishte Era Shatri me tetë kërcime për ndeshje.’’, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Basketbollistja nga Kosova gjithashtu zuri vendin e dytë si shënueset më të mira të Evropianit.

Ajo shënoi 66 pikë për katër ndeshje apo 16.5 pikë për ndeshje.

Shënuesja më e mirë ishte Stine Austgulen e Norvegjisë me 18.5 pikë për ndeshje, ndërsa e treta ishte Eleni Pilakouta e Qipros me 15.3 pikë për ndeshje./Indeksonline/