18:33 / E Enjte, 26 Janar 2023 / Gj. Sh

Bastisen zyrat e Milanit, nisin hetimet për shitjen e klubit

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për shitjen e klubit të Milanit.

Mediat italiane raportojnë se Guardia di Finanza po merr dokumente në disa zyra te klubit, si pjesë e një hetimi për shitjen e AC Milan nga fondi Elliott tek RedBird i Gerry Cardinale, transmeton IndeksOnline.

Hetimi dyshohet se nisi nga një ankesë e ish-partnerit të pakicës në drejtimin e klubit, Blue Skye me qendër në Luksemburg. Për momentin nuk do të kishte asnjë të dyshuar, duke qenë se supozohet se ka pasur përvetësim.

Shtatorin e kaluar, Blue Skye dhe kompania e saj mëmë Luxembourg Investment Company paraqitën një apel urgjent në Gjykatën Civile të Milanos për të bllokuar shitjen e AC Milan , por më pas hoqën dorë nga kërkesa paraprake duke pranuar se shitja kishte përfunduar tashmë. Kompanitë luksemburgase u ankuan se nuk kishin “mundur kurrë të merrnin ndonjë informacion mbi këtë shitje, në të cilën ishin të interesuar drejtpërdrejt ” dhe folën për një transaksion “të errët”. Blue Skye kishte shpjeguar, në fakt, se një çështje ishte në pritje përpara Gjykatës së Milanos, e cila kërkonte ” verifikimin e pavlefshmërisë së heqjes dorë” ndaj zotimit “ekzistues në favor të Projektit Redblack”. Ndërkohë në Luksemburg ishte hapur një procedim tjetër për kërkesën, po nga Blue Skye, për anulimin e marrëveshjes që kishte çuar në shitjen e Milanit./IndeksOnline/