75 Mall Live Search
18:23 / E Shtunë, 27 Qershor 2026 / L A

Ylli i Cape Verdes nën akuza për përdhunim

Storja e Cape Verdes në Kampionatin Botëror ka shokuar të gjithë.

Kualifikimi historik në pjesëmarrjen debutuese e bën atë kombëtaren më të vogël që arrin fazën e eliminimit.

Mirëpo një hetim është nisur ndaj kapitenit të kësaj kombëtareje, Ryan Mendes i cili po akuzohet për përdhunim e një gruaje braziliane në Zelandën e Re.

Incidenti supozohet se ndodhi në mars të vitit 2025, në hotelin ku ekipi i Cape Verdes po qëndronte për ndeshje miqësore në Oqeani.

Dosja e ankesës e paraqitur në polici thuhet se përfshin fotografi të mavijosjeve/gungave në trupin e viktimës, si dhe një raport shëndetësor që dokumenton lëndimet e saj.

Viktima, e punësuar nga Federata e Futbollit të Zelandës së Re si përkthyese (për shkak të gjuhës portugeze), raporton se pas ndeshjes kundër Kilit, ajo u thirr në një dhomë në hotel duke menduar se do të ishte për përkthim./IndeksOnline/