22:24 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bastiset banka më e madhe gjermane

Selia e Deutsche Bank në Frankfurt është bastisur nga prokurorët në hetimin e pastrimit të parave.

Prokurori publik i Gjermanisë pretendoi se dy anëtarë të stafit kanë ndihmuar klientët të pastrojnë paratë nga aktivitetet kriminale.

Makinat e policisë u panë jashtë blloqeve të kullës që strehojnë selinë e bankës më të madhe të Gjermanisë.

Selia kryesore e bankës më të madhe në Gjermani u pushtua nga makinat e policisë, teksa edhe selitë tjera u kontrolluan, shkruan BBC.

Hetimi nisi pas zbulimit të “Panama Papers 2016”, një sasi e madhe informacioni rrjedhur nga një kompanitë më të fshehta në botë, një firmë ligjore panameze e quajtur Mossack Fonseca. /IndeksOnline/