08:28 / E Enjte, 06 Korrik 2023 / MSH

Bastiset shtëpia e shefit të Wagner-it, gjenden shufra ari

Shtëpia e shefit të grupit Wagner në mërgim, Yevgeny Prigozhin në Shën Petersburg është bastisur nga shërbimet ruse të sigurisë.

Brenda, ata gjetën një sërë sendesh të çuditshme, duke përfshirë paruke, një vare dhe armë.

Në objekt ka pasur edhe shufra ari, vlera e të cilave nuk është llogaritur.

Pamjet dhe videot u publikuan nga gazeta pro-Kremlinit Izvestia në vazhdën e bastisjes.