75 Mall Live Search
22:42 / E Premte, 26 Qershor 2026 / MSH1

Mijëra qytetarë në stadium, karnevali i Golden Eagle në Suharekë

Organizimi i karnevalit nga Golden Eagle tashmë është bërë një traditë në qytetin e Suharekës.

Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në natën e parë të karnevalit, që po mbahet në stadiumin e qytetit, raporton IndeksOnline.

Në skenë u ngjitën artistë të shumtë, teksa të pranishmit u argëtuan me muzikë live dhe kualitative.

Karnevali karakterizohet pikërisht nga kënga, vallëzimi, aktivitetet e shumta dhe ushqimet e llojllojshme.

Ky është viti i disatë me radhë që një aktivitet i tillë mbledh shqiptarë nga shumë treva.