12:15 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Bastisje në çdo cep, policia gjermane godet mafinë italiane ‘Ndrangheta’

Policia në Gjermani, Itali, Hollandë dhe Belgjikë ka arrestuar disa anëtarë të mafias kalabriane. Ndrangheta është shumë e përfshirë në tregtinë e kokainës në Evropë.

Ekipet e përbashkëta hetuese që përfshijnë policinë në Gjermani, Itali, Holandë dhe Belgjikë janë duke synuar anëtarët e mafias Ndrangheta të Kalabrisë.

Agjencia Federale e Policisë Kriminale të Gjermanisë dhe Polizia di Stato e Italisë, kanë konfirmuar për media aksionet e mëdha policore, transmeton IndeksOnline.

Në Gjermani, bastisjet janë të përqendruara në shtetin perëndimor të Nordrhein-Westfalisë, ku mafia tradicionalisht ka pasur një prani të madhe. Kishte gjithashtu bastisje në Bavari, Turingia dhe Berlin. Bastisjet ndjekin vite të punës hulumtuese, të cilat gjithashtu përfshinin oficerë nga Zvicra. Kontrollet po koordinohen nga Njësia e Bashkëpunimit Gjyqësor të BE, Eurojust.

Në Gjermani, është operacioni më i madh policor kundër një klani mafioz nga policia gjermane në tokën gjermane, raportoi revista e lajmeve Der Spiegel. Njësia kundër-terroriste e Gjermanisë GSG9 gjithashtu është e përfshirë në operacion. Rreth 100 vende u bastisën, ndër to restorante pica, raporton gazeta gjermane Bild.

Ndrangheta shihet si organizata më e fuqishme mafioze italiane dhe një forcë udhëheqëse në pastrimin e parave dhe tregtinë e kokainës. Raportet sugjerojnë se bastisjet kanë për qëllim familjet Mammoliti dhe Giorgi, të cilët janë pjesë e sindikatës së krimit.

Ndrangheta ishte gjithashtu e përfshirë në vrasjet e Duisburgut të vitit 2007, ku gjashtë vetë u vranë. Vrasjet janë të lidhura me një grindje të gjatë midis dy familjeve Ndrangheta Nirta-Strangio dhe Pelle-Vottari.

Poashtu të martën është arrestuar në Palermo të Sicilisë kreu i ri i klanit “Costa Nostra”, Settiminio Mineo. /IndeksOnline/