14:54 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Batatina akuzon Sokolin për punën ”jo-profesionale” me lojtarët e Llapit

Ditë më parë, te skuadra e Llapit filloi një situatë tensionuese, e cila rezultoi me disa largime të rëndësishme.

Pas humbjes nga Prishtina, Bylbyl Sokoli, ish-trajner i Llapit, u sulmua para banesës së tij në kryeqytet nga persona të panjohur.

Ditë më vonë, Sokoli njoftoi largimin nga skuadra podujevase, rrugë të cilën e ndoqi edhe presidenti, Nexhat Dumnica, transmeton IndeksOnline.

E gjithë kjo ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve mes Sokolit dhe Batatinës.

Dhe tani përmes një letre publike në Facebook, Batatina ka sulmuar Sokolin për ”punën e tij jo-profesionale” dhe destabilizimin e lojtarëve.

Ky është mesazhi i Batatinës:

Gjërat që ndodhen kohët e fundit e kisha të arsyeshme me këtë shkrim të ju drejtohem qytetarve te Llapit dhe me gjerë.

Skuadra e llapit ka bërë disa ndryshime në organizim dhe në brendsin e saj sepse nuk kalonte caste te mira , ishte në një kriz shumë të madhe dhe një frym e zymtë në brendsin e saj .Këtë ia krijoj ish-trajneri, fillojë ta destabilizojë skuadren kështu lojtaret filluan duke humbur besimin për fitore dhe trofe.
Ne kemi investuar shumë në lojtar por jo-profesionalizmi bëri që gjashtë lojtar të mbeten jashtë fushes së gjelbërt si pasojë e lendimeve dhe punes jo-profesionale .

Ndyshimet ishin të domosdoshme në aspektin profesional sepse humbte i gjith mundi disa vjeqar për të luftuar për trofe.
Natyrisht ndryshimet në kryesi nuk ishin të mirseardhura por kto gjëra ndodhin, ne do të gjejm forc për të hecur përpara me kokën lart sepse kontribojm për qytetin dhe të rinjët llapjan.

Dua ti falenderojë vëllezërit në Zvicer dhe Gjermani që do të jenë shtylla kryesore në financimin e Llapit duke ju bashkuar edhe disa aksionar te fuqishum nga qyteti i Podujeves . Llapi do të jetë skuader stabile për shumë vite.

Për të gjitha kompanitë/bizneset e interesuara që dëshirojnë t’i bashkangjiten rrugëtimit të FC Llapit EVROPIAN i kanë dyert e hapura per te bashkpunuar , ta ngritim skuadren e zemres në nivele sa më te larta Evropiane.
Llapi gjithmon i hapur per ju.

Me respekt drejtori Ekzekutiv-Sportiv i Kf Llapi”./IndeksOnline/