23:12 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Batatina i kundërpërgjigjet Sokolit: Atij i ka ikur autobusi

Pavarsisht se tashmë i kanë ndarë rrugët, ”lufta” mes Tahir Batatinës dhe Bylbyl Sokolit ende nuk ka marrë fund.

Ditë më parë, Batatina, drejtor i Llapit, kishte thënë se për shkak të Sokolit, klubit edhe i ishin larguar sponsorët e klubit.

Megjithatë, Sokoli ka reaguar duke thënë se kjo ndodhte vetëm për shkak të Tahirit – dhe jo për shkak të tij, transmeton IndeksOnline.

Tutje, Sokoli kishte thënë se Batatina nuk ka lidhje me organizimin e klubit, gjithashtu se nuk ka lidhje me futboll.

Por, së fundmi, Batatina i është përgjigjur akuzave të Sokolit.

“Unë jam duke e drejtuar autobusin e Llapit shumë mirë. Ai ka mbetur në stacion pasi që i ka ikur autobusi. Le të pret në stacion”, tha Batatina për Insporti./IndeksOnline/