11:16 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ky trajner do ta drejtojë sot Llapin kundër Gjilanit

Llapi ka qenë njëra prej klubeve më të përfolura në javët e fundit në Superligë.

Kjo për shkak të largimeve të papritura – duke filluar nga trajneri, Bylbyl Sokoli e deri te presidenti, Nexhat Dumnica.

Para shkarkimit, Sokoli madje ishte sulmuar nga persona të panjohur para banesës së tij, shkruan IndeksOnline.

Nga atëherë, kryesia e Llapit ende nuk ka vendosur se kush do të vijë në postin e trajnerit të skuadrës.

Megjithatë, bëhet e ditur se Llapin sot në ndeshjen ndaj Gjilanit do ta drejtojë Fadil Ademi.

Ademi ishte ndihmës i Sokolit, gjatë kohës kur ky i fundit ishte kryetrajner i skuadrës nga Podujeva./IndeksOnline/

Image result for fadil ademi