15:16 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / C E

Batatina: E dominuam ndeshjen, Drita fitoi falë portierit tonë

Llapi u mposht në Gjilan nga Drita me rezultat 1-0 në ndeshjen e mbetur të javës së parë të Superligës së Kosovës në futboll.

Trajneri i skuadrës nga Podujeva, Tahir Batatina ka fajësuar portierin e tyre për humbjen në këtë sfidë duke thënë se në përgjithësi e dominuan kundërshtarin, shkruan Indeksonline.

Mendoj që nga minuta e parë kemi dominuar një Dritë e cila është kampion aktual dhe në pozitën e dytë”, ka thënë Batatina pas ndeshjes për ArtSport.

Nga minuta e parë e kemi dominuar absolut Dritën, por golin ua dhuroi portieri ynë i cili nuk duhet ta kthente topin në atë mënyrë”.

Gjatë gjithë kohës kemi dominuar në të dy pjesët, kemi luajtur një ndeshje të mirë, por po na penalizon porta… është pika jonë e dobët, aty duhet të intervenohet”.

Mirë që si kemi jap raste të tjera Dritës pasi që po të kishin rast tjetër do të na shënonin prapë”.

Kemi merituar tre pikë sot pasi kemi dominuar Dritën në çdo aspekt, nëse e shohim sot në ndeshje nuk e kemi ditur se a është kampione Drita apo Llapi, ja dhuruam një gol dhe nuk na dominuan, kemi humbur pikë dhe do mundohemi të rikthehemi”- përfundoi Batatina.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Ardian Limani që ia siguroi tri pikë Dritës. /IndeksOnline/