Batatina: E dominuan Prishtinën, nëse luajmë kështu nuk do të na mungojnë rezultatet

Klubi Futbollistik “Llapi” është duke e kaluar formën më të keqe viteve të fundit.
Skuadra llapjane sot është mposhtur nga FC Prishtina me rezultat të pastër 0-2.
Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina.
“Ishte një ndeshje e vështirë për ne. Dominuam në pjesën e parë. Kur nuk shënon është vështirë të fitosh. Kishim raste edhe në pjesën e dytë, pranuam dy gola të lehtë që nuk është dashur t’i pranojmë. U dënuam nga dy gjysmë raste. Kur nuk shënon e pëson. Duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës. Nëse luajmë kështu nuk do të na mungojnë rezultatet”, ka thënë Batatina për ‘Art Sport’.
Llapi zë vendin e nëntë me vetëm 8 pikë të mbledhura pas 13 ndeshjeve të luajtura.