75 Mall Live Search
20:36 / E Enjte, 01 Gusht 2024 / Gj. Sh

Batatina e krahason Elvir Gashijanin me Yamal dhe Guler

Llapi është eliminuar nga garat evropiane, ku u mposht në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës nga skuadra daneze, Brondby, me rezultat të përgjithshëm 8-2.

Në ndeshjen e dztë e cila u zhvilluar sot në Podujevë, e cila përfundoi me barazim 2-2, shkëlqeu futbollisti, Elvir Gashjani, shkruan IndeksOnline.

17-vjeçar ishte protaginist në të dy golat, fillimisht shënoi një supergol, e pastaj te goli i dytë, goditja e tij përfundoi në travers derisa pas topit të kthyer, portieri kundërshtar shënoi autogol.

Pas ndeshjes trajneri i Lapit, Tahir Batatina tha se Gashjani është zbulimi i këtij viti, së bashku me yllin e Barcelonës, Lamine Yamal dhe atë të Real Madridit, Arda Guler./IndeksOnline/