23:55 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / Blerim

Batatina: Fadil Vokrri do të buzëqesh me ne sonte! Një fitore historike

Tahir Batatina ka folur pas triumfit të Llapit në Kupën e Kosovës.

Llapi fitoi pas penalltive me rezultat 4-3, pasi ndeshja në 120 minuta u mbyll 1 me 1, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes, Batatina u shpreh shumë i lumtur – duke thënë se kjo është një natë historike.

Një emocion i papërshkruar. Fadil Vokrri do të buzëqesh me ne. Meritat i shkojnë atij. I uroj të gjithë për titullin e parë në Podujevë. Për të gjithë legjendat respekte. Janë njerëz që kanë ndërtuar këtë rrugë. Të gjithë duhet të marrin mësim se si nuk u dorëzova asnjëherë. Unë s’jam i interesuar për tituj tjerë, mjafton ky i pari dhe historik. Sot është Llapi europian.”, ka thënë Batatina pas ndeshjes

/IndeksOnline/