18:59 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Batatina komenton lidhjet familjare me Nexhat Dumnicën – dhe është befasi

Drejtori i Llapit, Tahir Batatina ka komentuar lidhjet familjare që ka me ish-presidentin e klubit, Nexhat Dumnica.

Dumnica u largua nga Llapi pas disa mosmarrëveshjeve të brendshme në klub, por Batatina thotë se Nexhati ka kontribuar mjaft.

”S’ka ndiku asgjë në lidhjet tona familjare, pasi që kjo është një çështje sportive”.

”Dumnica ka kontribuar majft deri kur e ka parë që s’mundet më. Largimi i tij nuk është dashur të ndodhë, kurse të tjerët janë larguar më vonë”.

”Largimet tjera s’kanë pasur mjaft përvojë në futboll. Ata kanë menduar ndryshe, e ndryshe iu ka dalur sepse futbolli është i paparashikueshëm”, u shpreh Batatina për ”90 Plus”./IndeksOnline/