Llapi kompleton një transferim të papritur, por e largon menjëherë
Megjithatë, Llapi e ka mbajtur në skuadër njërin prej dy futbollistëve që erdhën në prova nga Liberia.
Fjala është për mbrojtësin, Aidoo Joseph. Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Llapin.
Sidoqoftë, ai nuk do të luajë në pranverë për ekipin e Bekim Shotanit.
Llapi e ka huazuar lojtarin te Ballkani. Një gjë të tillë e ka konfirmuar drejtori i klubit llapjan, Tahir Batatina.
Sipas tij, Llapi ka futbollistë të mjaftueshëm në repartin e mbrojtjes dhe Joseph meriton më shumë minuta sesa qëndrimi në bankinë.