75 Mall Live Search
19:25 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Batatina: Llapit e kanë dëmtuar shumë faktorë jashtë fushave

Llapi ka arritur fitore të madhe si vendas ndaj Flamurtarit me rezultatin 1:0 në kuadër të xhiros së 30-të.

Ishte goli i Kastriot Selmanit në pjesën e dytë që vendosi fatin e ndeshjes.

Pas takimit, trajneri i Llapit, Tahir Batatina tha se skuadra e tij ka qenë e qehtë dhe nuk i është frikësuar rënies nga liga.

“Llapi ka qenë çdo herë i qetë duke mos i ndëgjuar analistat për këtë gjë”, tha fillimisht Batatina për SSK.

“Skuadrën time e kanë penalizuar shumë gjera, por të ardhmen do të shohim ku ka qenë gabimet që kjo skuadër nuk ka qenë në Evropë për tri vite”.

“Sot ndaj Flamurtarit e kemi dominuar lojën, ku nuk dua të ceki disa vendime të gjyqtarëve, por më gëzojnë golat e futbollistëve që unë po iu besojë minuta”, përfundoi Batatina./IndeksOnline/