15:11 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / C E

Batatina mbron Dritën, ka kritika të ashpra për Federatën për prishje të raporteve me FIFA-n dhe UEFA-n

Drita ka marrë një goditje të madhe pasi ndeshja finale e parakualifikimeve të Ligës së Kampionëve u anulua për shkak se dy lojtar të klubit kosovar rezultuan pozitiv me koronavirus.

Kjo bëri që ndeshja të anulohet dhe për momentin kampionët e Kosovës po presin përgjigjen përfundimtare nga UEFA.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina në një intervistë për Indeksonline ka fajësuar FFK-në për mos koordinim dhe mos mbajtje raporte të mira me FIFA-n dhe UEFA-n.

Ai ka thënë se tash po shihet se sa po i mungon futbollit kosovar legjenda Fadil Vokrri.

Jam shumë i shqetësuar së pari si njeri i sportit dhe veçanërisht i futbollit ku gjithçka kam dhënë dhe jam duke dhënë për futbollin nga viti 2013 e këndej“, ka thënë Batatina për Indeksonline.

Tash po e shoh se sa keq na la legjenda Fadil Vokrri dhe ne nuk ditëm pas vdekjes së ti të mbajmë raporte te mira me FIFA dhe UEFA që mos të na ndodh kjo që na ndodhi nuk ka rendësi për mua cila skuadër sepse tash skuadrat tona e përfaqësojnë Kosovën dhe jo një qytet apo një klub“.

Kjo tregoj edhe një here se ne duhet urgjentisht të jemi të bashkuar për të mirën e futbollit dhe skuadrave të Kosovës“.

Batatina ka fajësuar Federatën për “tragjedinë” që i ndodhi skuadrës së Dritës derisa ka mbrojtur klubin dhe lojtarët.

Me shqetëson fakti pse as një reagim nga federata jonë ku direkt u dëmtua Drita dhe futbolli i Kosovës ne nuk duhet të jemi në pozicione vetëm kukulla por duhet të jemi zëri dhe ti mbrojmë interesat e klubeve dhe donatorëve të futbollit“, ka thënë trajneri i Llapit.

Shqetësuese të ju ndalet ëndrra dhe shpresa lojtarëve tanë në arenën ndërkombëtare për mos menaxhim të mirë dhe nuk është faj nga skuadrat por nga mos koordinimi i mirë i FFK-së dhe klube ku kjo po na penalizon shumë, si institucion nuk duhet me vazhdu kështu sepse humbim njerëzit më të mirë që po financojnë në skuadra“.

E di se ne si shtet kemi dy fish kritere sepse nuk kemi punuar si shtet që ti evitojmë këto probleme nga kreu i shtetit deri tek njeri ma i vogël i shtetit. Federata duhet të ndihet keq sepse është organi ma i lart i futbollit dhe askush nuk mundet me ardh në shtëpinë tënde me ti rregullu gjërat por duhet vet dhe këtë se ka bërë FFK por edhe instutucionet tona shtetërore nuk na kanë mbështet vetëm llafe boshe dhe klubet dhe donatoret janë lodhur nga kjo situatë dhe nuk kanë pas mundësi të menagjojm më mirë ku këtë po të isha unë e kisha rregullu shumë lehtë duke i mbështetur klubet që marrin pjesë në gara te Evropës“.

Trajneri pohon se asnjë ndihmë nuk është dhënë për të ndihmuar klubet pasi që Ministria ka heshtur derisa FFK po i mban paratë në llogari.

20 ditë para se me udhtu lojtarët të jenë të grumbulluar dhe mos të kenë kontakt me askënd dhe të jeni në hotel dhe direkt në fushë dhe nga hoteli në ndeshjet ndërkombëtare ku nuk na kish ndodh kjo që na ndodhi dhe së paku 3 teste para se me udhtu për ndeshje ndërkombëtare dhe kjo përgjegjësi është mbi istutucionin tonë FFK dhe jo klubet sepse as një mbështetje nga shteti klubet nuk e muren dhe as nga fondi i UEFA-së por vetëm fjalë boshe dhe për këtë na ndodh kjo që ndodhi që është shqetësuese për të gjithë dhe më duket sikurse ne jemi jetim dhe askush nuk merret me ne ndërsa ne me sport e kemi senzibilizu boten me paraqitje të mira“.

Ministria as një cent nuk e ndau për klube dhe federata ato që i dërgoj UEFA po i mban në llogari ndërsa klubet po vuajnë tash dhe dështoj në arenën ndërkombëtare si pasoj e jo mbështetjes nga organet tona shtetërore dhe pikërisht FFK. Pse as një reagim as një koment dhe as një analizë nga njerëzit përgjegjës që u penalizu klubi kosovar“.

Ai ka zbuluar se asnjë lojtar i Llapit nuk është testuar pozitiv derisa thotë se duhet të kaloj këtë fazë.

Ne në skuadër nuk kemi as një lojtar me kovid por nuk më bën shqetësuese kjo situatë sepse duhet të mësohemi me këtë pandemi dhe ta tejkalojmë si shoqëri së bashku duke vazhduar jetën normale dhe duke vazhduar si çdo here jetën“, ka përfunduar Batatina.

Gjatë ditës së sotme, Drita do të marr përgjigjen përfundimtare nëse ndeshja do të vendoset në tavolinë ose do të luhet në një vend tjetër. /IndeksOnline/