22:07 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Batatina: UEFA i dha paratë për klubet, federata po i mban për vete

Mos ndarja e mjeteve të UEFA-së për klubet e Kosovës ka shfaqur pakënaqësi të madhe te drejtuesit e skuadrave të Superligës.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina në një intervistë në RTK ka thënë se ato mjete kanë ardhë për klubet derisa Federata nuk po pranon t’i shpërndaj.

I themi Agim Ademit të mos merr shembuj që nuk shkojnë me realitetin e futbollit të Kosovës. Ne ia rikujtojmë se ato mjete UEFA i ka ndarë që Federatat të reagojnë për pasojat e pandemisë. UEFA gjithmonë ka kërkuar që klubet të mbështeten nga Federata, ndërsa Federata deri më tani ka thënë se nuk do t’i shpërndaj këto mjete”, ka thënë trajneri dhe njëri nga aksionerët më të mëdhenj të Llapit.

Unë mendoj se ky është një gabim i madh dhe futbolli kosovar nuk mund të ndihmohet më mirë se me mjete financiare”, ka thënë ndër të tjerash Tahir Batatina.

Edhe klube të tjera kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre për mjetet që u ndanë nga UEFA e që federata nuk po i ndan me klubet. /IndeksOnline/