15:34 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019

Batatina uron Prishtinën, kritikon këta dy lojtarë të Llapit

Llapi është mposhtur në shtëpi me rezultat të thellë nga Prishtina me rezultat 1:4.

Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina për mikrofonin e SuperSport Kosova është deklaruar se Prishtina fitoi me meritë dhe se futbollistët e tij ishin të kënaqur me barazimin që Llapi mori ndaj Ballkanit në javën e 14-të.

“Lotarët u futën në ndeshjen sikurse e kanë të fituar ndeshjen. Lojtarët patën vetëbesimin e ndeshjes me Ballkanin, ndërkohë që kjo ndikoi që ne sot ta humbasim ndeshjen. Kjo nuk iu falet lojtarëve, por në ditët në vijim do ta bëjmë analizën e lojës dhe të shohim se ku kemi gabuar. Na mungon një lider në repartin defansiv dhe një golashënues në repartin e sulmit. Sebino Plaku është jashtë elementit për lojë, ai ka menduar që në Kosovë do ta ketë shumë lehtë, por këtu luhet futbolli shumë i fortë dhe ai nuk po mund të adaptohet”, deklaroi Batatina për “Super Sport Kosova”.

“Jemi munduar ta mbajmë ekipin me këmbë tokë, të shfaqim maksimumin, por nganjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç e ke parashikuar. Gjërat na u kanë vështirësuar që nga lëndimi i Bujar Idrizit dhe ‘gardianit’ Bledar Hajdini, pozita të cilat vazhdojnë të jenë kyqe për ne, sidomos në portë. Nuk mund të them që fajtor kryesor është portieri, por neve na nevoitet një portier cilësor”, përfundoi Batatina.