16:52 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / Blerim

Batatina vjen me deklaratën e fortë për Bylbyl Sokolin: Mjeshtri i Kupës nuk ka pasur pajisje për ta kryer misionin!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka ardhur me një deklaratë interesante sot në lidhje me analistin, Arber Zeqirin e trajnerin e Gjilanit, Bylbyl Sokolin.

Gjilani sot u mposht nga Istogu me rezultatin në 0:2 në Kupën e Kosovës, duke hapur kështu debat të madh, shkruan IndeksOnline

Kështu, disa ditë më parë anlisit i njohur, Arben Zeqiri kishte thënë se Bylbyl Sokoli është mjeshtër për Kupën e Kosovës.

“Unë i jap përparësi Gjilanit. Për arsye se mjeshtër i fitimit të Kupës së Kosovës është trajneri i skuadrës Bylbyl Sokoli. Pesë herë kampion i Kupës dhe asnjë trajner nuk e ka arritur këtë gjë. Për këtë arsye mendoj se më e fuqishmja është kjo ardhja e trajnerit të Gjilanit trajneri Sokoli dhe e ka të vetmin synim për të arritur objektivin për dalje në Evropë”, kishte thënë Zeqiri.

Ndërsa, Sot trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka raguar në lidhje me këtë deklaratë të Zeqirit, ku mes tjerash shkruan se Mjeshtri i Kupës nuk ka pasur pajisje për ta kryer misionin.