14:37 / E Diele, 14 Janar 2024 / Gj. Sh

Batatina zbulon për IndeksOnline ofertat tunduese nga tri klube evropiane

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina së fundi ka pasur tri oferta tunduese nga klubet të ndryshme evropiane.

Ai në një intervistë për IndeksOnline, ka thënë se njëra prej skuadrave ishte kundërshtar i Ballkanit në Conference League.

Batatina zbulon se oferat më e lartë ishte 20 mijë euro në muaj dhe një bonus prej 100 mijë eurove.

”Një javë para se me përfundu kampionati kam marrë ofertë nga jashtë, të shkoj në një top skuadër evropiane ku paga mujore ka qënë 20 mijë euro dhe 100 mijë euro bonusi, ku për një vit kap shifrën pre 300 mijë eurove dhe s’kam pranu me shku, me e lan Llapin në këto kushte.”, ka thënë Batatina.

Ishte skuadra e Astanas nga Kazakistani, Sheriff Tiraspol nga Moldavia dhe një skuadër nga Azerbejxhani që kanë bërë oferata për Tahir Batatinën./IndeksOnline/

Më poshtë intervista e plotë:

Mos i humb