21:22 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Batatinës nuk i pëlqeu referimi i Nuzës, por ky është mendimi i Bylbyl Sokolit

Prishtina dhe Llapi zhvilluan kryendeshjen e javës së 31-të në Superligën e Kosovës dje në “Fadil Vokrri”.

Prishtina arriti ta fitojë ndeshjen 1:0, ndërkaq ndeshjen e drejtoi gjyqtari Genc Nuza.

Kurse, trajneri i njohur, Bylbyl Sokoli e ka lavdëruar paraqitjen e gjyqtarit Nuza në ndeshjen e djeshme.

Genc Nuza e ka drejtuar nj takim me autoritet, dhe i ka bindur në fushë se është objektiv, këtë e kanë vërejtur të gjithë“, tha Sokoli në “Arena Sportive”.

Tendenca e Nuzës ka qenë që të ketë mbarëvajtje të ndeshjes, të gjithë mund të gabojnë, por jam i sigurt që merita të mëdha për përfundimin e ndeshjes ka pasur gjyqtari“, vlerësoi Genc Nuza.

Nuza ka treguar me ndeshjen e djeshme se është gjyqtar numër një“, shtoi Sokoli.