75 Mall Live Search
23:16 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Baton Berisha-Ahmet Haxhës: Të gjitha dokumentet tua janë trillime

Biznesmeni nga Aqareva e Skenderajt, Ahmet Haxha ka thënë sot se disa njerëz të afërt me ish-deputetin e PDK-së, Azem Syla i kanë shkaktuar dëm rreth 500 mijë euro.

Në një intervistë për Indeksonline, Haxha ka theksuar se katër persona me mbiemrin Palushi e mashtruan para disa vitesh për një tokë në komunë të Prishtinës, për cka thotë se e ka dëshmitar Baton Berishën.

Haxha ka shtuar se në një takim që kishte pasur me këta persona për tokë më 28.06.2013 ishte i pranishëm edhe Berisha.

Por, akuzat e Haxhës për mashtrim ndaj Palushajve i ka demantuar vet Baton Berisha. Ai në një prononcim për Indeksonline ka thënë se gjërat që biznismeni Haxha ka thënë janë plotësisht të pavërteta.

“Deklarojë me përgjegjësi të plotë morale dhe ligjore se të gjitha dokumentet e prezantuara dhe video nga Ahmet Haxha janë të pavërteta, fiktive dhe trillime nga Ahmeti. Me përgjegjësi dhe fakte ju tregoj se Ndue dhe Simon Palushi nuk kanë të bëjnë asgjë me ato që Ahmeti deklaron”, ka thënë Haxha.

Sipas tij, takimi i parë mes dy palëve ndodhi në vitin 2016, e jo në vitin 2013 siç thotë Haxha gjatë intervistës së tij.

“Në vitin 2016 për herë të parë janë takuar në mes vete nëpërmjet meje dhe aty janë njoftë, saktësisht në vendin e quajtur Hotel Baci në Prishtinë që kemi kërkuar ndihmë prej tyre, ndërsa Gjon Palushi me Ahmetin për herë të parë është takuar në vitin 2017. Pra, akuzat që Ahmeti i bënë në drejtim të tyre për ti mbuluar problemet e veta, që këto qe ai i thotë janë të pavërteta”, ka përfunduar Berisha në reagimin e tij.

Kujtojmë se sot Haxha në një intervistë për Indeksonline ka akuzuar personat e lartëpërmendur se e kanë mashtruar duke i marr mijëra euro për një tokë si dhe duke i shkaktuar edhe dëme fizike.

Biznesmeni Ahmet Haxha dëmtohet afro 500 mijë euro, akuzon bashkëpunëtorët e Azem Sylës; Ndue dhe Simon Palushi