20:20 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bavarezët vazhdojnë me fitore, mposhtin Stuttgartin: Notat e lojtarëve

Bayern Munich e ka përfunduar me sukses edhe javën e dytë në kampionatin gjerman, Bundesliga.

Bavarezët kanë arritur ta mposhtin me lehtësi Stuttgartin në udhëtim në ”Mercedes-Benz Arena”.

Skuadra e Niko Kovac fitoi sot me rezultat, 3-0 si mysafir për të vazhduar me ecurinë e fitoreve në Bundesliga, transmeton IndeksOnline.

Golat për mysafirët i shënuan Leon Goretzka (’37), Robert Lewandowski (’62) dhe Thomas Muller (’76) për 3-0.

Pas dy xhirove, bavarezët janë lider me 6 pikë të grumbulluara, ndërsa Stuttgarti me 0 pikë sosh.

Notat e lojtarëve mundësuar nga WhoScored mund t’i shikoni në foton e mëposhtme./IndeksOnline/