15:49 / E Shtunë, 13 Janar 2024 / Gj. Sh

Bayern heq dorë nga transferimi i mesfushorit portugez

Bayern Munich ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit portugez, Jooo Palhinha.

Siç raporton gazetari Fabrizio Romano, klubi bavarez ka hequr dorë për shkakë se ai është shumë i shtrenjtë, shkruan IndeksOnline.

Palhinha mbetet i vlerësuar nga bordi i Bayern por çmimi i kërkuar i Fulham tani konsiderohet shumë i lartë.

Marrëveshja ishte pothuajse e kryer në gusht por nuk do të ndodhë në kushtet aktuale – më shumë se 70 milion euro.

Në anën tjetër, trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel ka thënë se skuadra e tij nuk ka nevojë aktualisht për një mesfushorë./IndeksOnline/