17:21 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bayern me dy mungesa të mëdha kundër AEK-ut

FC Bayern duhet të zbresë në fushë pa Arjen Robben ndaj AEK Athens. Ndërkohë që edhe James Rodriguez është me një pikëpyetje të madhe.

Holandezi aktualisht po vuan nga një dëmtim në gju dhe trajneri Niko Kovac e ka konfirmuar në konferencën për shtyp se ai nuk do të jetë ndaj grekëve.

Ndërkohë edhe prania e fantazistit James Rodriguez është në pikëpyetje. 27-vjeçari ka probleme në pulpë. Përveç tyre, edhe Corentin Tolisso dhe Kingsley Coman nuk do të jenë të pranishëm.

Gjithsesi, James pritet të marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore të ekipit dhe gjendja e tij do të shqyrtohet nga stafi teknik.