21:10 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Notat e Domgjonit, Kryeziut dhe Krasniqit në humbjen e Zurich nga AEK

Zurich pësoi humbje në shtëpi nga AEK në kuadër të grupit A në Europa League.

Skuadra zvicerane, e kualifikuar tashmë në rrethin tjetër, nuk ia doli të fitojë dhe ta rikthejë vendin e parë në grup.

Në listën e lojtarëve të ftuar për Zurich sonte, nuk ishte mbrojtësi fantastik i Kosovës, Benjamin Kololli, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, nga minuta e parë për Zurich sonte u paraqitën dy shqiptarë – Toni Domgjoni dhe Mirlind Kryeziu.

WhoScored i ka vlerësuar lojtarët e lartëcekur me notën 6.0, respektivisht, 6.7.

Përndryshe, në pjesën e dytë u inkuadrua edhe një tjetër shqiptar – Bledian Krasniqi, i cili u vlerësua me notën, 6.1./IndeksOnline/

Temat: