20:57 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pa Kolollin, Zurich pëson humbje zhgënjyese nga AEK

Zurich ka pësuar zhgënjyese në Europa League nga AEK Larnaca.

Pasi që tashmë e ka siguruar kualifikimin tutje, skuadra zvicerane luajti me një formacion më të dobët sonte.

Zurich luajti edhe në mungesë të Benjamin Kolollit, mungesa e të cilit ishte dukshme e madhe sot, transmeton IndeksOnline.

Por, në fushën e lojës u paraqitën sonte lojtarët shqiptar si Mirlind Kryeziu dhe Toni Dongjomi, që treguan paraqitje solide.

Përndryshe, Zurich pësoi humbje me rezultat, 1-2, ku për zvicerancët shënoi Khelifi, kurse për mysafirët shënuan Giannou dhe Trickovski.

Me këtë humbje, Zurich mbetet në vendin e dytë me nëntë pikë, ndërsa Leverkuseni me barazimin, 1-1 ndaj Ludogoretsit mbetet në vendin e parë./IndeksOnline/

Temat: