17:22 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / Blerim

Bayern me lehtësi e mposht ekipin e Milot Rashicës

Skuadra e Bayern Munchen vazhdon me fitore edhe në xhiron e 25-të në Bundesliga.

Ekipi i Hansi Flick arriti fitore 3 me 1 ndaj Werder Bremenit, shkruan IndeksOnline.

Dy gola u shënuan në pjesën e parë, me anë të: Goretzkas dhe Gnabryt.

Në pjesën e dytë, Bayerni vazhdoi me aksione dhe ishte më e mirë në fushë sesa skuadra vendase.

Golin e fundit për Bayernin e shënoi sulmuesi polak, Robert Lewandowski.

Të vetmin gol për Bremen e shënoi Fullkrug në minutën e 86’të.

Me fitore Bayerni vazhdon të jetë lider i padiskutueshëm, me 58 pikë. Kurse Bremen mbetët në kuotën e 30 pikëve në pozitën e 12-të./IndeksOnline/