16:33 / E Hënë, 30 Gusht 2021 / OSH

Bayern Munchen e sosi Leipzigun, ua blen edhe mesfushorin më të mirë

Skuadra e Bayern Munchen këtë merkato ka peshkuar shumë në klubin rival, Leipzig.

Pasi ua mori trajnerin dhe mbrojtësin më të mirë, Bayern Munchen ia ka blerë Leipzigut edhe një lojtar, transmeton Indeksonline.

Bëhet fjalë për mesfushorin, Marcel Sabitzer. Ai ka nënshkruar kontratë me bavarezët deri në vitin 2025.

Sabitzer do të bart numrin 18 tek Bayern Munchen./Indeksonline/