10:29 / E Mërkurë, 23 Gusht 2023 / L K

Bayern Munchen nënshkruan me portierin që s’e priste askush

Bayern Munchen e ka siguruar rivalin e Manuel Neuer. Portieri izraelit, Daniel Peretz është blerja e re e bavarezëve.

Kampionët e Gjermanisë kanë arritur mbrëmë marrëveshjen me Maccabi Tel Aviv për shërbimet e 23 vjeçarit.

5 milionë euro për një kontratë 5 vjeçare janë detajet e ardhjes së Peretz tek bavarezët.

Portieri i Izraelit do të ndihmojë skuadrën e tij në ndeshjen e nesërme dhe më pas do të niset për Gjermani ku do të prezantohet në fundjavë tek Bayern Munchen./Indeksonline/