22:29 / E Martë, 17 Gusht 2021 / C E

Bayern Munchen shpallet superkampion i Gjermanisë

Bayern Munchen ka fituar Superkupën e Gjermanisë për herë të nëntë në histori.

Bavarezët në finale kanë mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat 1-3 në ndeshjen që u zhvillua në “Sigal Iduna Park”.

Dy gola për Bayernin i shënoi Robert Lewandowski (41’ dhe 74’) dhe një tjetër Thomas Muller në minutën e 50-të.

Golin e vetëm për Dortmundin e realizoi Marco Reus në minutën e 64-të të ndeshjes.

Bayerni në këtë ndeshje erdhi pas triumfit në Bundesligë derisa Dortmundi si fitues i Kupës. /IndeksOnline/